Do të ketë momente të vështira për bizneset dhe udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa ata përshtaten me rregullat e reja të BE, thotë ministri Michael Gove.
Gove tha "Unë jam i sigurt se do të ketë momente të vështira, por ne jemi atje në mënyrë që të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të zbutur pengesat."
Ai paralajmëroi bizneset se koha ishte "shumë e shkurtër" për të bërë përgatitjet e fundit para se të mbarojë periudha e tranzicionit.
"Natyra e marrëdhënies sonë të re me BE - jashtë Tregut të Vetëm dhe Bashkimit Doganor - do të thotë se ka ndryshime praktike dhe procedurale për të cilat bizneset dhe qytetarët duhet të bëhen gati. Ne e dimë që do të ketë disa vështirësi ndërsa përshtatemi me mënyra të reja të të bërit biznes me BE-në, kështu që është jetësore që të gjithë të ndërmarrim veprimet e nevojshme."
Bizneseve u është kërkuar që të sigurohen se i kuptojnë rregullat e reja për importin dhe eksportin e mallrave, përfshirë rregullat e ndryshme që zbatohen për tregtinë me Irlandën e Veriut dhe të marrin në konsideratë se si do të bëjnë deklaratat doganore.
Gove gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që udhëtojnë në drejtim të vendeve të BE të bëjnë kontrolle shtesë, duke përfshirë tarifat e roamingut të telefonit celular dhe të sigurohen që pasaportat e tyre të kenë një afat të paktën 6 mujor para skadencës.
Ndërkohë udhëtarët nga Britania e Madhe do të duhet të deklarojnë edhe paratë që mbajnë me vete deri në 10,000 € (9,049 £) ose më shumë kur hyjnë në Irlandën e Veriut nga 1 Janari.
Ambasadorët e BE kanë miratuar marrëveshjen tregtare pas Brexit, duke hapur rrugën që ajo të hyjë në fuqi në 1 Janar. Sipas rregullave të BE ai mund të hyjë në fuqi përkohësisht, megjithëse Parlamenti Evropian do ta votojë atë në janar.
Në Mbretërinë e Bashkuar, deputetët do të votojnë mbi marrëveshjen të Mërkurën.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Ambasada gjermane për Report Tv: Moment historik, duhet integritet! Të mos keqpërdoren burimet publike
5 Shkurt, 13:37
-
BE ‘kopjon’ paktin Rama-Meloni/ Gati ligji për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në kampe jashtë Unionit
5 Shkurt, 09:04
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt, 19:20
-
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
4 Shkurt, 18:31
-
Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%, turizmi ‘motori’ kryesor! Trump ‘kërcënim’ për BE
4 Shkurt, 16:50
-
Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani i rrit tarifat Unionit! BE po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin
3 Shkurt, 22:06
-
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
3 Shkurt, 17:45
-
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
3 Shkurt, 16:57
-
Tarifat e Trump, liderët europianë mblidhen në Bruksel: Lufta tregtare me SHBA e dëmshme! Macron: Nëse do jetë e nevojshme reagojmë
3 Shkurt, 16:19
-
Grenell sulmon Kurtin: S'është i besueshëm për SHBA! Ndërkombëtarët, të bashkuar kundër tij! Ai është arsyeja që kompanitë amerikane s'shtohen në Kosovë
3 Shkurt, 15:27
-
'Trump solli një doktrinë të re', ish-ambasadori Nesho: Jo më fuqizim i aleatëve! Deklaratat politike të Elon Musk duhen marrë me rezerva
3 Shkurt, 14:48
-
Që pas rizgjedhjes së Trump si president, euro në nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2022
3 Shkurt, 14:44