Brexit/ Financial Times: Johnson bombardoi Kushtetutën! Aktori Hugh Grant: F*ck off! Kukull gome

Brexit/ Financial Times:  Johnson bombardoi Kushtetutën! Aktori Hugh Grant: F*ck off! Kukull gome

Një ditë pas "grushtit të shtetit kushtetues" të Boris Johnson, i cili pezulloi Parlamentin për pesë javë, gazeta londineze, shumë e afërt me konservatorët e Kryeministrit Johnson, në një editorial të saj shkruan se "Johnson hodhi në erë sistemin kushtetues britanik. Dita e djeshme ishte një fyerje për demokracinë dhe konfirmoi se ne kemi një despot në krye të Downing Street. Ai duhet të dekurajohet menjëherë”.

Po sipas prestigjozes britanike, “Nëse Johnson beson se me të vërtetë ka konsensus në vend, atëherë ai duhet ta provojë atë në zgjedhje dhe jo me këto përpjekje përçmuese për të poshtëruar demokracinë parlamentare britanike që është baza e prosperitetit dhe stabilitetit të këtij vendi".

Qëndrimi i Financial Times dhe thirrjet mosbesuese kundrejt tij, i hapin rrugën një skenari të mundshëm - Jeremy Corbyn, kryeministër i përkohshëm. Sidoqoftë, tani për tani ekzekutivi i kryeministrit duket solid në mbështetje të vendimit të djeshëm. Këtë e konfirmoi edhe lideri i konservatorëve në Shtëpinë e Komuneve.

Sot, mijra protestues kanë pushtuar rrugët përreth Westminster në Londër kurse mbrëmjen e djeshme u organizua një kamp përpara Parlamentit.

Ndër njerëzit e famshëm që kundërshtuan vendimin e Johnson është Hugh Grant, aktori i madh anglez nga Notting Hill.

Mbrëmë në Twitter ai e la veten të shpërthejë dhunshëm teksa shkruante: Boris, ti nuk do t’i mohosh të ardhmen fëmijëve të mi. Ti nuk do mund të shkatërrosh liritë për të cilat gjyshi im luftoi dy luftëra. fuck off kukull gome, fuck off. Britania do tju kthehet kundër juve dhe bandës suaj masturbatore.

Megjithatë, këtë mëngjes Boris Johnson përsëriti atë që ai ka thënë me javë të tëra, në mënyrë obsesive: "Ne do të largohemi nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, do të investojmë në kujdesin shëndetësor dhe do të luftojmë krimin".

Ndërkohë, udhëheqësja e konservatorëve skocezë Ruth Davidson njoftoi sot dorëheqjen e saj të shpallur tashmë dje, në mospajtim me vendimin e Johnson që irritoi rëndë mendjet e pavarësisë në Skoci.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën