Brezi i parë në boksin profesionist? 'Titani' shqiptar Nelson Hysa përballet sonte me kampionin afrikan: Të ketë kujdes nofullën

Në ring për fitoren e 7 në boksin profesionist në po kaq ndeshje. Kjo është historia e Nelson Hysës, kampionit shqiptar të peshave të rënda, që sot në orën 21:00 do përballet me kampionin e Afrikës Vikapita Meroro. 41-vjeçari numëron 45 ndeshje në këtë disiplinë ku 30 janë fitore, 15 prej të cilave me nokaut.

“Po kalojmë një periudhë shumë të mirë dhe bashkë me profesor Taulantin vendosëm që të kemi një kundërshtar dinjitoz, të fortë ashtu siç i takon këtij evenimenti,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.

Siç kishte premtuar më herët kjo përballja për Nelson Hysën do jetë për një brez, që mund ti rrisë prestigjin në rang listën botërore.

“Një rrip intercontinental që është shumë i rëndësishëm në federatën botërore të boksit, që njihet prej saj dhe nuk bëhet fjalë për ata rripat e dikurshëm anonim (qesh),"-tha Nelson Hysa, boksier.

Përballja e titanëve do zhvillohet në kompleksin olimpik ‘Feti Borova’ ku do jenë në total 8 sfida të boksierëve shqiptarë.

“Ka interes të madh nga gjithë Shqipëria për këtë event. Janë bërë bashkë boksierët më të mirë të Shqipërisë nga të gjithë trevat,”-deklaroi Nelson Hysa, boksier.

Në peshimet zyrtare Nelson Tentoi ti merrte pikët e para kundërshtarit pa hyrë akoma në ring.

“Do ti jap një rrip tjetër për të lidhur nofullat se ky më duhet mua,”-tha Nelson Hysa, boksier.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira