Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është shpallur kampion Europe në stilin e shtytjes në Batumi të Gjeorgjisë. Calja, i cili garoi në kategorinë 79 kilogramë, ngriti 187 kilogramë në shtytje, duke zënë vendin e parë.
Përveç medaljes së artë në shtytje, Calja mori edhe medaljen e argjendtë në dygarësh. Në total, peshëngritësi shqiptar ngriti 340 kilogramë, vetëm 1 kilogram më pak se rusi Serobian.
Nuk shkoi mirë gara për Erkand Qerimaj, i cili garoi në të njëjtën kategori. Ai ngriti 152 kilogramë në shkëputje, ndërsa në shtytje nuk realizoi asnjë nga tre provat, duke mos u renditur në dygarësh.
Komente









