BRITANI – Një 17-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Londër pas një sherri mes të rinjsh.

Mjekët luftuan për të shpëtuar Vaso Kakon, por ai vdiq në vendin e ngjarjes në një rrugë në veri të Londrës.

I riu shqiptar po kryente stazh pune dhe nga mediet angleze thuhet se nuk kishte të bënte me bandat.

Vëllai i tij i madh, Bruno Kako, 25 vjeç thotë se, nuk ia ka idenë se nga kush mund të jetë sulmuar.

shqiptari
Vaso me vëllanë e tij Bruno

Dëshmitarët thonë se një grup i madh të rinjsh u përplasën në një sulm të hënën.

Vaso është i riu i 18-të që vritet në Londër në këtë vit dhe i 14 që vitet me thikë.

Policia ka nisur hetim dhe ka bërë thirrje për dëshmitarët që të japin informacion.

vaso

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)