Britani, 43-vjeçari shqiptar akuzohet
për përdhunimin e një vajze rumune

BRITANI – Një shqiptar, pronar i një lavazhi akuzohet se ka përdhunuar për shumë kohë një vajzë nga Rumani, të cilën e kishte punësuar në biznesin e tij.

Kujtim Rexha, 43 vjeç, i cili jeton në Braintree, akuzohet se ka abuzuar me vajzën e cila mbahej në një karvan pasi kishte ardhur në Britani për të punuar në biznesin e tij.
43-vjeçari ka përdhunuar vajzën në mars të vitit të kaluar kur ajo ishte 17 vjeçe.

Ajo ka jetuar në një karvan në Little Bentley bashkë me tre meshkuj të tjerë, që punon në lavazhin e shqiptarit që ishin po ashtu Rumania.

Vajza e cila është 18 vjeçe, thotë se kur ka mbërritur në Britani i është kërkuar të flejë në një krevat me të akuzuarin.

Rexha akuzohet se e ka detyruar atë që të kryej seks gjatë natës.

Ajo punonte shtatë ditë në javë nga 12 orë duke e paguar 10 deri në 30 paund në ditë, përfshirë 50 paund për qiranë dhe 50 paund për naftën pasi e dërgonte çdo ditë në punë.
 
Vajza merrte shpesh bakshishe, por ai merreshin nga Rexha.

lavazh
*Lavazhi i shqiptarit

Shqiptari ka mohuar akuzat për tri përdhunime dhe dy herë dhunë seksuale mes darës 1 mars dhe 16 maj.

Prokuroria tha se pasi i ka kërkuar që të flenë në një krevat, vajza i ka thënë se është e dashuruar, ndërsa përgjigja e shqiptarit ka qenë: “Më dashuro mua sot, të tjerët nesër”.
Prokurori thotë se Rexha e ka zhveshur dhe ka kryer seks me forcë dhe kundër dëshirës së saj.
 
Ajo ka kundërshtuar duke e shtyrë, por shqiptari e ka qëlluar me pëllëmbë dhe poshtë krevatit mbante një thikë si kërcënim.

Rexha i ka thënë vajzës se duhet të punonte për të për t’i kthyer 200 paundët që kishte shpenzuar për ta sjellë atë në Britani.

43-vjeçari shqiptar që njihet me emrin Leo jeton bashkë me gruan dhe fëmijët në Braintree, por shpesh ai qëndronte në karvan për të qenë afër biznesit.

Vajza nga Rumania bëri denoncim në polici më 16 maj. Pas arrestimit, Rexha tha në polici se vajza i kishte propozuar që të kryenin seks gjë të cilën fillimisht ai e kishte refuzuar. Por më pas ajo i kishte shprehur atij dashurinë.

Rexha thotë se ka paguar 240 paund për ta sjellë atë në Essex nga Nottingham.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime