Britani/ 44 vjeçarja përndiqte ish-të dashurin për të marrë mbështetje shtesë për fëmijën, shpallet fajtore nga gjykata

Britani/ 44 vjeçarja përndiqte ish-të dashurin për të marrë mbështetje shtesë për fëmijën, shpallet fajtore nga gjykata

Një 44- vjeçare në Britani, e cila përndiqte ish-të dashurin e saj për të marr mbështetje shtesë për fëmijën do të përballet tashmë me burg.

44- vjeçarja Veronica Jackson, përgjonte posten dhe makinën e ish-të dashurit të saj, ndërsa kishte hedhur edhe akuza të rreme në drejtim të tij si duke thënë se ai nuk kishte paguar pensionin e bijës së tyre 12-vjeçare, përballet tashmë me burg në Britani.

Sipas Daily Mail, Veronica Jackson i tha Kevin McCormack: 'Unë e di se ku je, e di se çfarë po bën', në mesazhet që i dërgonte gjatë kohës që e përndiqte.

Kur ish-i dashuri i saj McCormack gjeti punë në një klub nate, ajo i bëri një telefonatë anonime shefit të tij të ri duke pretenduar se policia po e hetonte atë për mashtrim.

Jackson, nga Henbury, tani po përballet me burg pasi u dënua për ndjekje dhe një akuzë për vonim të postës. Jackson u fotografua jashtë Gjykatës së Magjistraturës në Ëarrington, ku ajo u shpall fajtore për përndjekje.

Gjykata e Magjistraturës në Warrington u informua se si çifti kishte një vajzë së bashku në vitin 2012, por u ndanë tetë vjet pasi lidhja e tyre përfundoi.

Babai i 12 vjeçares tha se ata kishin rënë dakord për shumën që ai do të jepte për pensionin e të bijës me Agjencinë për Mbështetjen e Fëmijëve (CSA), por që Jackson kërkoi më shumë dhe situata ishte kthyer në një 'ngërç'.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja