Dënohen me burg 3 emigrantët shqiptarë në Britani, u kapën me ferma kanabisi me vlerë 800 mijë paund! Do dëbohen pasi të vuajnë gjysmën e dënimit
Besnik Çela, Edison Sulanjaku dhe Xhenifer Muça
Tre emigrantë shqiptarë që qëndronin ilegalisht në Britani janë dënuar me burg pasi u kapën me fermë kanabisi. Ata janë Edison Sulanjaku, 26 vjeç, i cili u dënua me 4 vite e gjysmë burg, Besnik Çela, 49 vjeç u dënua me 16 muaj burg dhe Xhenifer Muça, 22 vjeç me 18 muaj burg. Ata do të dëbohen pasi të kenë vuajtur gjysmën e dënimit pas hekurave.
Sulanjaku kishte një rol “mbikëqyrës” ndërsa dy të tjerët kujdeseshin për rritjen e bimëve narkotike. Dënimi për tre shqiptarët u dha nga Gjykata e Neëcastle Croën. Ata u arrestuan më 28 gusht 2022.
Në seancën gjyqësorë ata shprehën pendesë dhe sipas gjykatës po punojnë me drejtësinë për të zbuluar bashkëpunëtorët.
Si u zbuluan
Kur Edison Sulanjaku u arrestua pasi u kap duke shitur drogë në Ëest End të Neëcastle , oficerët panë një aplikacion që tregonte kamerat e sigurisë të fermës së kanabisit në telefonin e tij celular. Kjo i çoi ata në një fermë, me pothuajse 2,000 bimë kanabisi me vlerë më shumë se 800,000 paund, të cilat ishin ngritur nga një bandë kriminale në një njësi në Dunston, Gateshead.
Gjatë një kontrolli në celularin e Sulanjakut, policia zbuloi vendin ku Cela qëndronte dhe kujdesej për bimët. Mëngjesin tjetër, oficerët e policisë morën një adresë, të cilën ata e ndoqën nga mesazhet e ËhatsApp-it të marra nga telefoni i Sulanjakut që tregonin se ishte bërë e mundur dërgimi i lëndëve narkotike në banesë.
Me të mbërritur oficerët u lejuan të hynin nga Muça dhe brenda ata zbuluan midis 16 dhe 17 kilogramë kanabis të paketuar në qese vakumi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.6%
Vota total: 1624
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Britani/ U kap në shtëpi bari, dënohet me 32 muaj burg shqiptari! 27- vjeçari rrezikon depërtimin
16 Korrik, 20:32
-
Britani/ 44 vjeçarja përndiqte ish-të dashurin për të marrë mbështetje shtesë për fëmijën, shpallet fajtore nga gjykata
1 Korrik, 18:35
-
Dënohen me burg përjetë 2 shqiptarët në Britani! Kryen vrasje për shtëpinë e barit, kishte kanabis me vlerë 95 mijë paund
21 Prill 2023, 16:10
-
Britani, dhoma e Komunëve miraton pr/ligjin për emigrantët, kush hyn i paligjshëm dëbohet përjetë! May: Sa herë që mbyllni një rrugë, emigrantët gjejnë tjetër
14 Mars 2023, 12:51
-
Vdes 24-vjeçarja, stjuardesë e një linje ajrore që udhëtonte nga Shqipëria në Britani! U ndje keq gjatë fluturimit
27 Dhjetor 2022, 17:45
-
Britani/ Hajdutët vjedhin 5 makina luksoze për 1 minutë! Vlera e tyre arrin deri në 700 mijë paund (VIDEO)
7 Dhjetor 2022, 09:37
-
Studiuesi zbulon histerinë e mediave britanike për shqiptarët: Mashtrime të mallkuara! Propaganda e Priti Patel shpërndan gënjeshtra, statistikat janë ndryshe
28 Gusht 2022, 12:01
-
Gjermania zgjeron 'listën e kuqe' të vendeve europiane me rrezik prej pandemisë
1 Tetor 2020, 16:58
-
17 vjeçari shqiptar humb gjurmët në Britani, policia u bën thirrje qytetarëve për ndihmë
2 Gusht 2020, 13:39
-
Perëndimi akuzon: Rusia po vjedh të dhënat tona! A do funksionojë vaksina e Putin? (VIDEO)
17 Korrik 2020, 10:00
-
Covid, në Itali 130 viktima në 24 orë! Më shumë se 5 milionë raste të koronavirusit në botë
22 Maj 2020, 08:38
-
Covid, Italia bonus deri në 500 euro nëse blen një biçikletë! Ofertat e qeverive europiane për qytetarët (VIDEO)
12 Maj 2020, 10:25
Xheni, Xhenifer jane emer femre. Ai tipi do behet dashnorja e ndonjerit aty ne burg dhe do mallkoje prindrit budallenj qe i vune ate emer. Keta tipa duhen kalb ne burg se na nxorren bojen!
Përgjigju