Britani, autoritetet konfirmojnë burimin e agjentit nervor, ja çfarë zbuluan gjatë hetimeve

Britani, autoritetet konfirmojnë burimin e agjentit nervor, ja çfarë zbuluan gjatë hetimeve

Vendi i helmimit të viktimave me agjentë nervorë

Autoritetet britanike kanë zbuluar burimin e agjentit nervor, Noviçok, i cili ka helmuar dy persona disa ditë më parë në jug të Anglisë.

Njëra nga viktimat, 44-vjeçarja, Dawn Sturgess, ka vdekur në spital të dielën, pasi i është ekspozuar agjentit pasi ndodhej në gjendje të rëndë.

I dashuri i saj, 45-vjeçari, Charlie Rowley, ka qenë në gjendje kritike, derisa tani zyrtarët kanë thënë se ai është në gjendje më të qëndrueshme.

Policia e Londrës ka thënë të premten se një shishe e vogël është gjetur gjatë kërkimeve, në shtëpinë e Rowleyt, dhe pasi është testuar nga shkencëtarët është konfirmuar se substanca ka qenë Noviçok.

Policia është ende duke bërë kërkime se prej nga ardhur shishja dhe si ka arritur në shtëpinë e Rowleyt.

Testimet tjera do të synojnë të zbulojnë nëse nga mostra e njëjtë janë helmuar edhe ish-agjenti rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia në muajin mars në Sallsbëri të Britanisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë