LONDËR, 27 shtator /ATSH-AFP/ - Avionët bombardues të "Royal Air Force" fluturonin sot mbi Irak, gati të sulmonin pozicionet e grupit të Shtetit Islamik (ISIS), 24 orë pas miratimit nga parlamenti britanik të sulmeve ajrore, njoftoi ministri i Mbrojtjes.
"Avionët e tipit 'Tornado GR4? që u ngritën nga baza Akrotir në Qipro, fluturojnë mbi Irak dhe janë gati të hyjnë në luftim pas identifikimit të shënjestrave", njoftoi ministri në një komunikatë.
Autoritetet britanike publikuan gjithashtu disa imazhe që tregojnë dy "Tornado" të armatosur rëndë duke u ngritur nga baza Akrotiri, para fillimit të misionit, si dhe një avion çisternë.
Ky operacion vjen menjëherë pas miratimit dje nga deputetët britanikë, të mbledhur në seancë të jashtëzakonshme, të një mocioni qeveritar që mundëson bashkimin e Britanisë së Madhe me koalicionin ushtarak ndërkombëtar që lufton, nën drejtimin amerikan, kundër ISIS-it./
/G.S/