Britani - Policia e Nottingham është alarmuar pas lajmërimit të banorëve se kishin zbuluar një dorë të përgjakur me gishtin e prerë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë mjeko-ligjorët të cilët rrethuan zonën dhe e vendosën dorën e përgjakur në qesen e provave materiale.
Nga hetimet dhe verifikimet, rezultoi se dora e përgjakur ishte e rreme, e cila ishte krijuar nga një artist amator. Artisti 34 – vjeçar, Patrick Plummer shpjegoi se e kishte krijuar atë për të bërë një shaka në ditëlindjen e mbesës së tij 15 – vjeçare.

Plani i tij ishte që të trembte mbesën në partin e ditëlindjes së saj. Pasi shakaja e aktorit rezultoi e sukseshme, 15 – vjeçarja e harroi dorën e përgjakur me gishtin e këputur në rrugë.
Festa e ditëlindjes së 15 – vjeçares ndali papritur kur banorët e lagjes, pasi kanë vënë re dorën e përgjakur që ndodhej në rrugë, bërtitën me të madhe. Pas britmave të tyre aktori 34 – vjeçar ka dalë dhe ka sqaruar situatën.
“Kur dëgjova të bërtiturat e tyre, dola menjëherë jashtë. Njerëzit më kërkonin mua sikur unë të kasha bërë ndonjë vrasje”, tha Patrick.
Policia pas verifikemve të bëra nuk e arrestoi 34 – vjeçarin, pasi rezultoi se dora e përgjakur ishte fallco.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com