BRITANI - Një video shokuese po qarkullon në mediat sociale, ku një pasagjer është hedhur nga dritarja e një autobusi dy-katësh në Londër, e për pasojë ka mbetur i paralizuar. Incidenti është regjistruar nga kamera e një makine që ndodhej pas autobusit në veri të Londrës.

Motra e personit që ra nga dritarja ka thënë se vëllai i saj mbeti i paralizuar pas rënies.  Po të njëjtën gjë deklaroi edhe një zëdhënës i policisë tha për gazetën Daily Mail.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në 27 dhjetor të vitit 2012, por tani janë publikuar pamjet e hedhjes nga dritarja të pasagjerit në autobusin e Londrës. Më 16 janar 2013, një burrë 38-vjeçar u arrestua me akuzën se kishte hedhur me qëllim nga dritarja personin që mbeti i paralizuar.

Ai u lirua më vonë më 19 gusht të vitit 2013. Shoferi i autobusit tha se ishte i alarmuar për incidentin.

"Burri kishte dëmtime kurrizore. Pas pak, ai filloi të nxirrte gjak gjatë kollitjes", deklaroi shoferi i autobusit.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 20 mijë krime janë raportuar në autobusët e Londrës gjatë vitit 2013.


(v.gj/shqiptarja.com)