BRITANI E MADHE – Alarm për një ”bombë meteorologjike”


LONDËR, 9 dhjetor /ATSH-AFP/ - Britania e Madhe po pret stuhinë e parë dimërore duke nisur nga sot në mbrëmje, ndërkohë që zyra e parashikimeve "Met Office" vendosi sot disa alarme për shkak të formimit të një "bombe meteorologjike" në jug të Groenlandës.
"Shira shumë të rrëmbyeshëm do të prekin pjesën veriore dhe qendrore të Britanisë së Madhe duke nisur nga sot në mbrëmje dhe do të zgjasin deri të enjten në mëngjes", theksoi sot "Met Office" duke vendosur alarmin e verdhë për pjesën qendrore dhe veriore të vendit dhe portokalli për Skocinë.
"Erëra të forta që arrijnë nga 96 deri në 112 kilometra në orë priten në zonat në gatishmëri dhe 112-128 kilometra në orë në perëndim dhe veriperëndim të vendit", theksoi organizmi që parashikoi gjithashu dhe reshje dëbore.
"Met Office" publikoi përveç të tjera një imazh satelitor të "bombës meteorologjike" duke u zhvilluar në jug të Groenlandës.
"Një bombë meteorologjike nuk është një term meteorologjik por ajo është e përcaktuar si një sistem i bazës së madhe të presionit me një presion qendror që bie 24 millibar në 24 orë", shkruan kjo zyrë.
"Kjo ndodh kur ajri i thatë i stratosferës mbërrin në një zonë me presion të ulët. Kjo shkakton një rritje dhe rotacion të shpejtë të ajrit, gjë që shkakton ulje të presionit dhe krijon një stuhi shumë të fuqishme", vijon zyra./
/ec/  a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion