LONDËR - Kryeministri britanik, David Cemron nuk perjashton asgjë përsa i përket sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik, deklaroi sot zëdhënësi i tij, ndërkohë që ministri i Punëve të Jashtme përjashtoi po sot çdo sulm britanik në Siri.
"Kryeministri nuk ka përjashtuar asgjë. Ky është pozicioni zyrtar. Ende nuk është marrë asnjë vendim përsa i përket sulmeve ajrore britanike kundër Shtetit Islamik", deklaroi zëdhënësi i "Downing Street"-it.
"Përsa i përket vendimeve specifike mbi çdo lloj pjesëmarrjeje në veprime të reja, nuk jemi ende në pikën e marrjes së vendimeve", shtoi ai.
Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Philip Hammond, më herët, në një konferencë për shtyp në Berlin, kishte përjashtuar pjesëmarrjen e Londrës në sulmet ajrore në Siri, pas fjalimit të presidentit amerikan Barack Obama i cili u shpreh i gatshëm të sulmojë pozicionet e Shtetit Islamik në këtë vend./ATSH/