Britani e Madhe/ Fotografimi i grave që ushqejnë me gji foshnjet do të dënohet me burg

Britani e Madhe/ Fotografimi i grave që ushqejnë me gji foshnjet do të dënohet me burg

Fotografët tani do të përballen me deri në dy vjet burg nëse kapen duke fotografuar një grua teksa ajo ushqen me gji, pa pëlqimin e saj.  Qeveria shpalli masën e re të martën, më 4 janar 2022, e cila do të ndryshojë Ligjin për Policinë, Krimet, Dënimet dhe Gjykatat. Tanimë do të jetë vepër penale marrja e videove ose fotografive të grave që ushqejnë me gji nëse bëhet për të fituar kënaqësi seksuale, ose në një mënyrë që shkakton 'poshtërim, shqetësim ose alarm' tek gruaja teksa ajo kujdeset për fëmijën.

Stella Creasy, deputete laburiste për Walthamstow, e cila ka bërë fushatë për 'senibilizmin gjoksit' për t'u përballur me ndëshkime më të ashpra, vuri në dukje 'punën e vështirë të aktivistes Julia Cooper, Jeff Smith, baroneshës Helene Hayman dhe Lord Pannick', raporton The Independent si dhe rrëfeu një ngjarje nga jeta e saj ku ishte ndjerë e frikësuar dhe shumë e ekspzuar.

Vetë Creasy ishte viktimë e një fyerjeje të tillë kur u fotografua duke ushqyer me gji fëmijën e saj katër muajsh, ndërsa ishte në tren në Londrën Veriore, pranë Highbury dhe Islington.

'Kjo ishte kur kisha një fëmijë shumë të vogël. Kuptova se vajza kishte nevojë për ushqim, ajo po qante. Një i huaj kishte nxjerrë telefonin dhe mendova se po luante me telefonin e tij dhe më pas kuptova me tmerr se po bënte foto. Ndihesh e ekspozuar. Unë nuk mendoj se ai mund të ketë pasur shumë se një foto, por tmerri është i kuptueshëm në momentin kur ju jeni të fokusuar në përpjekjen për të ushqyer fëmijën tuaj të porsalindur ... dhe dikush po e bën këtë, ishte e neveritshme'. Duke kujtuar se sa e pambrojtur ndihej ajo, ajo shtoi: Unë pyesja veten nëse ai kishte qenë banor dhe më kishte njohur, sepse po qeshte.

Krahas këtyre masave të reja, është caktuar edhe zgjatja e periudhës kohore rreth raportimit të abuzimit në familje. Viktimat e sulmit të përbashkët ose të sulmit në duart e partnerit të tyre më parë duhej ta raportonin atë në polici brenda gjashtë muajve, megjithatë afati kohor tani është zgjatur në dy vjet.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku