LONDËR, 14 shtator /ATSH-AFP/ - Kryeministri David Cameron zhvilloi sot në Londër një mbledhje krize pas ekzekutimit të Shtetit Islamik të punonjësit humanitar David Haines ndërkohë që grupi xhihadist kërcënon të vrasë një peng tjetër britanik.
"Kjo mbledhje krize ndërministrore do të zhvillohet në prani të përgjegjësve të lartë ushtarak", njoftoi "Downing Street"
Kjo mbledhje i shërben Cameron-it për të analizuar situatën dhe të parashtrojë mundësitë që ka qeveria pas ekzekutimit të pengut britanik David Haines nga ISIS-i.
Sipas videos që zgjatë 2 minuta e 27 sekonda, të titulluar "Një mesazh për aelatët e amerikës" grupi xhihadist kërcënon të ekzekutojë një peng tjetër britanik, që shfaqet në përfundim të videos./
/G.S/