Një platformë nafte pranë brigjeve skoceze është dashur të evakuohet pas njoftimit për një zjarr në bordin e një anijeje që transportonte mbetje radioaktive dhe drejtimit të anijes drejt saj, bënë të ditur burimet e shpëtimit.
"Rojat bregdetare të arkipelagut të Shetland u njoftuan dje në mbrëmje nga ekuipazhi i anijes "Parida", regjistruar në Danimarkë, se një prej dy oxhakëve kishte marrë flakë si pasojë e kushteve të vështira të detit", theksuan ata.
Zjarri është shuar menjëherë, por ekuipazhi nuk ka mundur të rindezë motorët. Pa energji, anija ka devijuar drejt brigjeve skoceze dhe platformës të naftës "Beatrice". Ajo ndodhej 20 kilometra nga platforma kur një helikopter i RAF ka mundur të shpëtojë 52 persona që punonin në vend.
"Nuk ka asnjë të plagosur", konfirmoi kompania "Woodgroup", përgjegjëse e platformës duke iu referuar evakuimit paraprak.
"Anija u rimorkjua dhe mbërriti në port sot në mëngjes në Moray Firth, në verilindje të Skocisë", njoftuan rojat bregdetare skoceze. Ministri skocez i Mjedisit, Richard Lochhead, e cilësoi incidentin shumë serioz.
ATSH
/Shqiptarja.com