Sekretari i Shëndetësisë në Britani të Madhe: S'do ketë masa të reja para fundvitit! Festojeni Vitin e Ri në ambiente të hapura
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha se nuk do të vendosen kufizime të reja kundër koronavirusit para Vitit të Ri. Por, ai u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm gjatë festimeve të fundvitit, duke rekomanduar që të festohet në ambiente të hapura festa e Vitit të Ri, nëse një gjë e tillë është e mundshme.
“Kur të hyjmë në vitin e ri, natyrisht se do të shikojmë nëse duhen masa shtesë, por deri atëherë nuk do të ndërmarrim masa të tjera”, tha ai.
Ndërkaq, Anglia ka raportuar rekord rastesh të reja me koronavirus gjatë Festës së Krishtlindjes. Më 25 dhjetor, ky shtet regjistroi 1113,628 raste të reja me koronaviurs, ndërkaq më 27 dhjetor, numri i infektimeve të reja ishte 98,515.
Vendimi për të mos ndërmarrë masa të reja në Angli vjen disa orë pasi kryeministri britanik, Boris Johnson u informua për situatën epidemiologjike në këtë shtet nga zyrtarët shëndetësorë.
Gjetjet e para nga infektimet që ndodhën javën e kaluar, sugjerojnë se njerëzit e infektuar me variantin e ri Omicron të koronavirusit, kishin më pak gjasa që të shtroheshin në spital. Megjithatë, autoritetet kanë thënë se do të vazhdojnë ta analizojnë situatën me këtë variant, që është më i transmetueshëm.
Sipas Javid, 90 për qind e rasteve në mbarë Anglinë janë me variantin Omicron. Të dhënat e fundit tregojnë se spitalet në Angli, aktualisht janë të shtrirë 8,474 pacientë me koronavirus, që është shifra më e lartë e hospitalizimeve që prej muajit mars.
Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar ka përshpejtuar fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, me qëllim që t’i kundërpërgjigjet përhapjes së Omicronit, variant që fillimisht u detektua në Afrikën e Jugut në muajin nëntor.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla
23 Nëntor, 07:32
-
Zbulohen detajet e testamentit të Liam Payne, kush do ta trashëgojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij?
22 Nëntor, 14:49
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Hasani për Report Tv: Nuk dihet nëse do të funksionojë! Qeveria britanike po shqyrton paktin e mëparshëm me Shqipërinë
20 Nëntor, 12:23
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge (EMRA+VIDEO)
15 Nëntor, 21:49
-
Banka Qendrore e Anglisë, thirrje për afrim me Bashkimin Evropian
15 Nëntor, 08:29
-
The Sun: Në tetor 2022 Putin për pak lëshoi raketë bërthamore në Ukrainë
12 Nëntor, 18:19
-
Liderja e re e konservatorëve në Britani premton 'të vërteta të hidhura'
3 Nëntor, 16:27
-
Angli/ E rëndë në Yorkshire! Vajza 10 vjeçare ndërron jetë pas plagëve nga sulmi i qenit të familjes
2 Nëntor, 22:44
-
Kemi Badenoch bëhet liderja e parë me ngjyrë e Partisë Konservatore në Britani
2 Nëntor, 15:36