NJU PORT (Britani e Madhe), 2 shtator /ATSH-AFP/ - Më shumë se 9 000 policë britanikë do të mobilizohen për të garantuar sigurinë e komplekseve luksose hotelerike që do të presin më shumë se 60 presidentë dhe kryeministra në samitin e NATO-s, të enjten dhe të premten, në jug të Uellsit.
Forcat e sigurisë kanë filluar të vendosen në nje terren golfi, në një hotel në Newport dhe përgjatë një rrethimi prej 13 kilometrash që rrethon qendrën në kuadër të mbërritjes së zyrtarëve që do të diskutojne rolin e Rusisë në Ukrainë.
Siguria është riforcuar edhe më tepër pasi Britania e Madhe rriti nivelin e alarmit javën e kaluar kundër kërcënimit terrorist nga "thelbësor" në "të rëndë" për shkak të kërcënimit terrorist që vjen nga qindra britanikë që i janë bashkuar xhihadit në Irak dhe në Siri.
Përballë mobilizimit policor, disa qindra militantë paqësorë kanë parashikuar të organizojnë një marshim të enjten. Ata synojnë të protestojnë kundër shumave kolosale të shpenzuara për mbrojtjen e anëtarëve të NATO-s.
Ukraina do të dominojë në diskutimet e samitit. Edhe pse ky vend nuk është anëtar i NATO-s, presidenti, Petro Poroshenko do te jetë i pranishëm në përpjekje të sigurimit të një mbështetjeje ushtarake nga presidenti amerikan, Barack Obama./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com