Britani e Madhe/ Zyrtari i lartë mjekësor paralajmëron: Javët e ardhshme më kritike për sa i përket pandemisë, varianti i ri i COVID-19 mund të nxisë rritjen infektimeve
Foto qytetari duke u vaksinuar
BRITANIA E MADHE- Zyrtari i lartë mjekësor profesori Chris Whitty ka paralajmëruar se Britania e Madhe do të përballet me javët më kritike për sa i përket pandemisë.
“Javët e ardhshme do të jenë më të vështirat për sa i përket numrit të nfektimeve nga koronavirusi”, tha Whitty.
Ai nuk ka lënë pa i bërë apel qytetarëve të kujdesen dhe të vazhdojnë të zbatojnë masat anti-COVID në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë të jetë e mundur numrin e infektimeve në vend.
Sipas zyrtarit të lartë mjekësor është jetësore dhe e domosdoshme të vazhdojmë vaksinimin e qytetarëve.
Ai ka folur dhe në lidhje me variantin e ri të koronavirusit, ku specifikisht ka thënë se varianti i ri mund të jetë një nxitje numri e infektimeve në një mënyrë që i “vjetri” nuk ishte në gjendje të bënte.
Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 3,072,349, ndërkohë që numri i viktimave është 81,431 që nga fillimi i pandemisë.
Së fundit në Britaninë e Madhe janë regjistruar rekorde negative për sa i përket numrit ditor të infektimeve, ku kanë qenë mbi 60 mijë raste.
Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë i cili ka nisur vaksinimin masiv anti-COVID të qytetarëve dhe i pari i cili ka miratuar përdorimin e tre vaksinave të ndryshme, Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna dhe megjithatë situata epidemiologjike paraqitet alarmante.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7550
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerje të armëve
22 Tetor, 13:45
-
Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë
16 Tetor, 16:58
-
I dënuar 2 herë nga Britania, Dorian Puka replikon me gazetarin e ‘The Telegraph’: Jam nivel tjetër, s'më intereson çfarë shkruan për mua
14 Tetor, 18:35
-
‘Kokainë dhe prostitucion'! ‘The Telegraph’: Si arritën bandat të dominojnë krimin e organizuar në Britani
12 Tetor, 12:27
-
Kryeministri Starmer: Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar shkëndija edhe në Britani
6 Tetor, 14:28
-
Burgu i 'Ali Demit' do strehojë të burgosurit shqiptarë të dëbuar nga Britania, do funksionojë si burg i hapur
2 Tetor, 20:51
-
Britania dërgon personel dhe automjete në Kosovë për stërvitje me KFOR-in
25 Shtator, 12:25
-
Ministri Hasani takon ambasadorin britanik Abbott: Lidhje të forta politike, bashkëpunim për mbrojtjen, sigurinë kibernetike, energjinë dhe nxitjen e investimeve
16 Shtator, 15:53
-
Takim Biden-Starmer në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Ukraina kërkon lehtësim të kufizimeve ndaj armëve
13 Shtator, 18:41
-
I dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau një mësuese, 36-vjeçari shqiptar dhunon dy gardianë të burgut në Britani
10 Shtator, 22:03
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky sot në Gjermani, takim me aleatët! Britania e Madhe: I japim Kievit 650 raketa të reja
6 Shtator, 08:16
-
Britania e Madhe këshillon qytetarët e saj: Mos shkoni në veri të Kosovës
5 Shtator, 12:13