Rekord negativ për Britaninë e Madhe nga COVID-19/ 62,322 raste të reja dhe 1,041 viktima në 24 orët e fundit

Rekord negativ për Britaninë e Madhe nga COVID-19/ 62,322 raste të reja dhe 1,041 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

BRITANIA E MADHE- Në Britaninë shifrat e lartë të infektimeve nga koronavirusi nuk dinë të ndalen. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 62,322 dhe kanë humbur jetën 1,041.

Ditën e djeshme u shënuar për herë të parë numri më i lartë i infektimeve që nga fillimi i pandemisë. Por sot shënohet një tjetër rekord në Britaninë e Madhe për sa i përket COVID-19.

Numri total i infektimeve në të gjithë vendin është 2,836,801 ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 77,346 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Anglia është një ndër shtetet ku pasojat socio-ekonomike po lënë “plagë të thella” në shoqëri.

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë ku nisi vaksinimi anti-COVID i qytetarëve me Pfizer, dhe së fundmi në vend u vaksinuan edhe personat e parë me Astrazeneca.

Sipas kryeministrit të vendit Boris Johnson, deri më tani 1.3 milionë qytetarë janë vaksinuar për koronavirusin në Britaninë e Madhe.

 Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë me masat anti-COVID dhe vaksinimin masiv të qytetarëve përsëri situata epidemiologjike nuk po stabilizohet.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'