BRITANI E MADHE- Një vajzë britanike që besohet të streohet në një nga territoret e kontrolluara nga Kalifati Islamik në Siri ka kërkuar kokën e kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron si hakmarrje ndaj përpjekjeve anti-ISIS në Lindjen e Mesme. Ndërkohë ky rast hedh dritë dhe mbi realitetin e femrave britanike që luftojnë në krahë të fondamentalistëve të ISIS.
“Inshaallah do të vi një ditë kur koka e David Cameron do të jetë e ngulur në një hu pasi ai vazhdon të sjellë luftë mbi ata që mbështëesin Allahun”- ka deklaruar në Tëitter xhihadistja e ISIS që mëshohet gjithashtu të jetë vetëm një 18-vjeçare
Ndërsa kohë më parë po e njëjta xhihadiste ka përqeshur masat e marra dhe kërcënimet e Britanisë së Madhe për heqjen e nënshtetësisë ndaj atyre që i drejtohen sirisë dhe irakut për të luftuar për Kalifatin Islamik. Gjithashtu u ka bërë thirrje xhihadistëve në britani që të ngrenë flamurin e ISIS në “Downing Street’ (emërtimi i selisë së Kryeministrisë britanike).
Xhihadistja britanike paraqitet në profiling e saj personal në Tëitter me një foto ku shfaqet e veshur me burka të zezë dhe me një armë në shpinë. Por për çudinë dhe tmerrin e opinionit publik britanik ka deklaruar po në Tëitter dhe se është vetëm 18-vjeçe dhe se qëndrimi në Britani vetëm zvogëlon islamin.
“Unë vertëtë mund të jem vetëm 18 vjeç, por unë e di që ardhja në Siri është vendimi i duhur. Qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar zvogëlon islamin.”- publikon në Tëitter xhihadistja britanike.
Ky rast ekstrem gjithashtu hedh dritë mbi një realitet shumë pak të njohur nga opinioni publik ndërkombëtar: realiteti i xhihadisteve femra nga Europa, më konkretisht nga Britania e Madhe. Numri i vajzave të reja që braktisin familjet dhe Britaninë e Madhe për tu bashkuar me militantët në Siri po rritet si fenomen ditë pas dite. Sipas akademikëve të “King’s College” në Londër momentalisht numri i këtyre vajzave xhihadiste mendohet të jetë rreth 60. Gjithashtu sipas një artikulli të The Telegraph, qytetaret britanike që u janë bashkuar militantëve të ISIS, në më të shumtën e rasteve shërbejnë në rradhët e një “policie fetare” që ka për synim kontrollin apo ndëshkimin e femrave të tjera në zonat e kontrolluara nga Kalifati Islamik.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com