BRITANI- Gemma Moss, një 31 vjeçare nga Boscombe, në Bournemouth, Dorset, humbi jetën në shtrat pasi piu një cigare kanabisi.
Nëna e tre fëmijëve besohet të jetë gruaja e parë në Britani, që vdes direkt nga helmimi prej kanabisit.
Testet në organet e saj jetësore nuk gjetën asgjë që nuk shkonte me to, përveç se ajo mund të kishte pasur një pushim zemre shkaktuar nga helmimi prej hashashit.
Vdekja e znj. Moss u regjistrua si helmim kanabisi dhe mjeku ligjor regjistroi shkakun e vdekjes së saj "nga abuzimi me kanabis".
Vdekjet drejtpërdrejt nga kanabisi janë vërtet shumë të pazakonta. Në 2004-n, një 36-vjeçar nga Pembrokeshire u bë personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar, që vdiq nga helmimi prej kanabisit.
David Raynes, nga Aleanca e “National Drug Prevention”, tha: “Është jashtëzakonisht e rrallë, që një mjek të vërtetojë një vdekje thjesht nga abuzimi me kanabisin.
Në 40 vjet nuk kam rastisur kurrë në një vdekje që të vijë thjesht e vetëm nga kanabisi. Ka pasur raste vdekjesh, por kur përveç kanabisit janë konsumuar edhe droga të tjera apo alkool.
Është thënë shpesh se kanabisi nuk shkakton vdekje. Ata që e përdorin, shpesh vdesin përpara se të marrin mjaftueshëm kanabis sa t’i vrasë ata.
Ky rast shërben si paralajmërim që kanabisi mund të shkaktojë dëme pafund.
Është e njohur që kanabisi rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Kanabisi në ditët e sotme është ‘projektuar’ i tillë, që të jetë më i fortë se kanabisi i përdorur në vitet ’60-të.”
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com