Mbretëresha Elizabeth II, drejtuese e Commonwealth, drejtoi sot në Londër një ceremoni në kujtim të rreth 130 000 ushtarëve të vrarë në betejën e Galipolit (1915-1916), me rastin e 100-vjetorit të kësaj beteje gjatë Luftës së Parë Botërore.
Mbretëresha mori pjesë në mbajtjen e dy minutave heshtje para Cenotaphe në Withehall, memoriali për të vdekurit, në qendër të Londrës, duke bërë homazhe për ushtarët që humbën jetën në këtë betejë të përgjakshme të njohur gjithashtu me emrin Beteja e Dardaneleve.
Rrethuar nga disa anëtarë të familjes mbretërore, ajo vendosi një kurorë në këmbët e memorialit. Edhe kryeministri britanik, David Cameron bëri të njëjtën gjë ashtu si dhe përfaqësuesit e Australisë dhe Zelandës së Re.
Pas tetë muajsh betejash të përgjakshme, Beteja e Dardaneleve u fitua nga trupat otomane, që penguan aleatët të merrnin Kostandinopojën dhe t'i jepnin fund Perandorisë Otomane, aleate e Gjermanisë dhe Austrisë.
Kontigjenti australian dhe neozelandez (ANZAC), pasi kishte humbur 11 000 ushtarë, u tërhoq nga plazhet e Galipolit.
Beteja për kontrollin e Dardaneleve shkaktoi 130 000 të vdekur, 44 mijë nga trupat aleate dhe 86 mijë nga ato otomane./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com