Britani, pandemi e njerëzve dembelë
Shtohen vdekjet e parakohshme

BRITANI- Ndjeheni aq dembelë, sa më mirë të rrini në shtrat?!
Ekspertët paralajmërojnë për një pandemi të inaktivitetit me 4 në 10 njerëz, të cilët bëjnë ushtrime më pak se gjysmë ore në muaj.

Pandemia e inaktivitetit në zonat e varfëra, sipas tyre po çon në vdekje të parakohshme.

Në shumicën e zonave ku njerëzit janë inaktivë, kërkimi ka zbuluar një mesatare të 342 vdekjeve të parakohshme për një popullsi prej 100 000 njerëzisht, krahasuar me shifrën 242 me 100, për zonat ku njerëzit ushtrojnë aktivitet fizik.

Inaktiviteti në Britaninë e Madhe i kushton çdo autoriteti lokal 18million £ për 100 000 njerëz në vit.

Njerëzit në zonat më inaktive kishin më pak kohë të lirë se sa në zonat ku ata ishin më aktivë fizikisht.

Stili i jetës sedentare do të thotë se rreth 2030-ës një person mesatar do të përdorë vetëm çerek më shumë energji në ditë më shumë, se sa një person që qëndron në shtrat.

Inaktiviteti në zonat e varfëra të Anglisë po çon në 17 për qind vdekjen e parakohshme, sipas ekspertëve të shëndetit publik.

Pavarësisht se kërkimet janë bërë për Britaninë, inaktiviteti është një problem në rritje në një shumicë vendesh të botës.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati