LONDËR - Një ministër britanik dha dje dorëheqjen pas publikimit nga tabloidi "Sunday Mirror" të një artikulli ku tregohet se ai i ka dërguar disa foto me karakter pornografik një gazetareje.
"Vendosa të jap dorëheqjen nga posti im si ministër i Shoqërisë Civile pasi u informova mbi publikimin e një artikulli sot", deklaroi Brooks Newmark, i zgjedhur i konservatorëve në parlamentin britanik që prej vitit 2005.
"Sunday Mirror" thekson se "Brooks Newmark, 56 vjeç, ka shkëmbyer disa foto me karakter pornografik me një gazetare të pavarur që hiqej si një simpantizante politike".
"Në mes të një bisede private në një rjet social, Brooks Newmark, ka dërguar foto ku shfaqet lakuriq", shkruan tabloidi.
Madje ministri e kishte ftuar gazetaren të takoheshin gjatë një konference që organizohej sot nga Partia Konservatore.
Bëhet fjalë për goditjen e dytë të rëndë brenda pak orësh për Partinë Konservatore, pas largimit të një deputeti që u reshtua dje në radhët e partisë eurofobe "UKIP".
"Kryeministri pranoi dorëheqjen e Brook Newmark. Zëvendësuesi i tij do të shpallet menjëherë", njoftoi zyra e David Cemron në një komunikatë./ATSh/