Britani, Paguan 6 mijë paund për
heqjen e tatuazheve për të bërë të tjerë

BRITANI- Njeriu më me shumë tatuazhe në Britani, i cili ndërroi emrin e tij duke u quajtur Mbreti i Tatuazhve, ka shpenzuar 6 mijë paund për të hequr tatuazhet në trupin e tij.

Ai mendon se tatuzhet kishin zënë shumë vend në trupin e tij dhe do që t'ia rinisë nga e para. Matthew Whelan, nga Birmingami ka mbuluar tërë trupin e tij me tatuazhe me ngjyrja, duke përfshirë dhe syrin e tij, por tani ai beson se tatuazhet e tij janë jashtë mode.

Njeriu 34 vjeçar hoqi mënjanë 6 mijë paund për proçesin e vështirë se heqjes së tatuazheve me lazer sepse ai e shef veten e tij si një njeri arti që duhet të zhvillohet.

Whelen ka shpenzuar 30 mijë paund për gjithë tatuazhet e tij dhe tatuazhi i tij i parë ishte në moshën 16 vjeçare, një qen Bulldog Britanik. Por tani ai ka vendosur se duhet ta rifreskojë trupin e tij me koleksione të reja.

njeriu me tatuazhe
 Foto të tjera


Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua