Vajza nga Rumania kishte ardhur në Angli për të mbledhur para për të operuar nënën e saj të sëmurë.
Kujtim Rexha, 43 vjeç, e ka detyruar vajzën çdo ditë për më shumë se dy muaj në një karvan në Little Bentley.
Rexha u arrestua më 18 maj dhe gjyqi i tij zgjati 10 javë. Shqiptari e mohoi akuzën por parësisht kësaj gjyqtarët unanimisht vendosën për shpalljen e tij fajtor.
43-vjeçari, i cili ka katër fëmijë me bashkëshorten e parë në Shqipëri dhe me të dytën që jetonte në Braintree, tha se ata ishin dashuruar dhe se mendonte se vajza ishte 25 ose 26 vjeçe dhe jo 17.
Ai madje pretendon se vajza ka ngritur akuzë për shkak se i ka vjedhur 1 700 paund.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
