Një shqiptar i burgosur do të lejohet të qëndrojë në Britani sepse është homoseksual. Xhuliano Zota, 19 vjeç, hyri në Britani me një pasaportë false italiane, por autoritetet thotë se nuk mund ta kthejnë në Shqipëri pasi nuk është i sigurt për shkak të prirjeve të tij seksuale.

Avokatët për të drejtat e njeriut e shohin këtë vendim si sukses, ndërsa një këshilltar i UKIP (Partia e Pavarur) ka shfryrë për një akt të tillë.

Zota punonte në një lavazh dhe kur u arrestua u kap me dokumente false. Ai u dënua me 6 muaj burg.

Avokati i shqiptarit thotë se klienti i tij diskriminohet në Shqipëri për shkak të seksualitetit.

Gjykata nuk ka dhënë vendim që Zota të dëbohet në përfundim të dënimit, por do të janë autoritetet që do të marrin në shqyrtim kërkesën për azil që do të vendosin.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)