Britani/ Të martën nis vaksinimi anti-COVID i qytetarëve, të gjithë do të pajisen me kartë vërtetimi

Britani/ Të martën nis vaksinimi anti-COVID i qytetarëve, të gjithë do të pajisen me kartë vërtetimi

Dokumenti i cili vërteton kryerjen e vaksinës

BRITANI- Në Britanin e Madhe personat të cilët i nënshtrohen vaksinimit për COVID-19 do të pajisen me një kartë e cila vërteton kryerjen e kësaj vaksine.

Vaksinimi i qytetarëve britanik do të nisi ditën e nesërme përmes një programi vaksinimi masiv, ndërsa qeveria po punon për heqjen e dyshimeve në lidhje me efektshmërinë e vaksinës.

Lajmi për pajisjen me kartë të qytetarëve ka ardhur pasi grupi i parë i vaksinave Pfiezer dhe BioNtech ka mbërritur këtë të shtunë më datë 5 dhjetor në Spitalin Universitar Croydon. Vaksina do të funksionoi me dy doza me diferencën 21 ditore mes tyre.

Sekretari i përgjithshëm i shëndetësisë  Matt Hancock ka thënë për BBC se nga java tjetër do të nisin vaksinimet dhe pajisjet e qytetarëve me karta.

Sipas rregullatorit MHRA, vaksina është e sigurt dhe do të sigurojë deri në 95 për qind mbrojtje kundër Covid-19, ndërsa imunizimi pritet të fillojë këtë javë ata që klasifikohen si me përparësi të lartë.

Angli është vendi i parë në botë i cili ka miratuar fillimin e vaksinës antiCOVID edhe pas shumë kundërshtimeve.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot