Britani – Një avion luftarak nazist i vitit 1940 është gjetur në thellësitë e ujërave Britanike. Ai u nxorr prej andej gjatë një operacioni shpëtimi. Avioni nazist A – 17 me nofkën “fluturuesi” ka më shumë se 70 vjet që qëndron i zhytur në det. “Fluturuesi” ishte një nga avionët kryesor gjatë betejës ajrore, për të sulmuar bazat britanike gjatë operacionit të quajtur “Blitz”.
Avioni A – 17 do të restaurohet dhe do të vendoset në muze, i cili do të shërbejë si një përkujtimore “ndjellëse dhe prekëse” për të rinjtë e të dyja palëve që humbën jetën e tyre në betejën ajrore në vitin 1940. Avioni luftarak i cili u rrëzua në ujërat e kanalit britanik kishte 4 persona në bord, dy prej të cilëve u vranë gjatë përplasjes në det, kurse dy të tjerët u kapën nga forcat britanike dhe u mbajtën si të burgosur lufte.
Drejtori i muzeut “RAF” ku do të vendoset "fluturuesi", tha se “zbulimi dhe rimëkëmbja e tij është e një rëndësie kombëtare dhe ndërkombëtare. Avioni është një i mbijetuar unik nga beteja ajrore e Britanisë. A – 17 do të sigurojë një ekspozitë prekëse dhe do të nxjerrë në pah sakrificat e bëra nga të rinjtë e dy forcave ajrore”
Ekspertët pohuan faktin që pavarësisht se avioni ka kaq shumë vite që ishte i zhytur në det, ai është kryesisht i paprekur. Edhe gomat e tij janë akoma të fryra duke marrë parasysh edhe faktin që ai u dëmtua gjatë përplasjes në det.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të avionit luftarak nazist A - 17