Britania e Madhe ndërmori sulmet e para ajrore në Irak kundër pozicioneve të grupit të Shtetit Islamik, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes, Michael Fallon.
"Dy avionë bombardues 'Tornado' shkatërruan një artileri dhe automjet të pajisur me një mitraloz të rëndë", theksoi Ministria e Mbrojtjes.
"Këto dy sulme ishin një sukses", shtoi ministria, që nuk dha detaje për kohën kur ndodhën sulmet dhe as për vendndodhjen e tyre.
Dy avionë luftarakë ishin në mision vëzhgues kur iu është kërkuar të mbështesin trupat kurde të vënë në shënjestër nga xhihadistët e Shtetit Islamik në veriperëndim të Irakut.
Këto goditje janë të parat që kur Britania e Madhe iu bashkua koalicionit ushtarak ndërkombëtar pas miratimit nga Parlamenti të një mocioni të qeverisë që lejon veprimin me anë të sulmeve ajrore në Irak
ATSH
/Shqiptarja.com