Parlamenti shekspirian rrëzon Boris Johnson, Britania drejt zgjedhjeve të parakohshme (VIDEO)

Ishte një ditë vendimtare dhe që filloi keq për Boris Johnson ajo e djeshmja. Kryeministri britanik ka humbur shumicën e tij në Parlament, pas një gjesti inatçor të parlamentarit konservator Phillip Lee, i cili gjatë seancës në Dhomën e Komuneve, papritmas u ngrit në këmbë, la poltronin e partisë së tij dhe u ul me Demokratë Liberalët, me sa duket partia e tij e re. Një gjest teatral i përsosur në Parlamentin Shekspirian, të kryesuar nga spikeri John Bercow, i cili zyrtarizoi humbjen e shumicës së konservatorëve në parlament.

Me 328 vota pro dhe 301 kundër, laburistët dhe ‘tradhëtarët’ e kryeministrit Johnson I hapën rrugën paraqitjes sot të një projektligji i cili synon të parandalojë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje me 31 tetor.

Në fjalën e tij në Parlament, Johnson ftoi deputetët të mos votojnë pro mocionit dhe përsëriti që në samitin e G7 ai kishte bërë përparim në negociata me Brukselin. Por nga brenda Bashkimit Evropian, konfirmohet se asnjë propozim alternativ për Brexit dhe kufirin irlandez nuk ka ardhur nga Londra.

Nëse sot parlamenti britanik do të votojë për një shtyrje të mëtejshme të Brexit për 31 janar 2020, Johnson tha se do të jetë i detyruar ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme në 14 tetor. 

 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot