Pas një debati që zgjati plot 7 orë, parlamentarët britanikë kanë votuar pro bashkimit me koalicionin Amerikan për ndërhyrjen ushtarake në Irak. Me një rezultat 524 vota pro dhe 43 vota kundër, udhëheqësit e konservatorëve, liberal-demokratëve dhe laburistëve mbështetën të gjithë njëherësh sulmet ajrore.

Megjithatë, disa parlamentarë u shprehën të shqetësuar mbi faktin se ky veprim do të çonte më pas në një përfshirje të ardhshme në Siri.
Sipas korrespondentëve të BBC, avionët luftarak “RAF” mund të futen në aksion që prej mëngjesit të së dielës.
Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon, pas votimit tha se përpara i pret një fushatë e gjatë dhe se nuk do të ketë “një seri sulmesh të menjëhershme”. Sipas tij, prioritet duhet të jetë kufizimi i “vrasjes së civilëve” në Irak, dhe Britania sëbashku me aleatët e tjerë, do të vazhdojnë të udhëhiqen nga inteligjenca irakene dhe kurde për të identifikuar objektivat e ISIS.

Më herët, kryeministri David Cameron tha përpara parlamentarëve se ndërhyrja me kërkesë të qeverisë së Irakut ishte “moralisht e justifikueshme” për të luftuar “një organizatë terroriste tepër brutale”.

Besohet se rreth 24 laburistë kanë votuar kundër sulmeve ajrore dhe disa konservatorë të kenë abstenuar për përfshirjen në koalicionin ndërkombëtar kundër militantëve të Shtetit Islamike në Irak.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com