Teksa ende nuk ka një vaksinë përfundimtare e cila mund të shërojë COVID-19, vijojnë përpjekjet për të gjetur sa më shpejt një kundërpërgjigje ndaj pandemisë e cila ka shkaktuar mijëra të vdekur e të infektuar në të gjithë botën.
Në Britani, studiuesit e Kolegjit Mbretërorë në Londër kanë nisur testimi për një lloj të ri të vaksinës e cila është injektuar tek disa persona.
Rreth 300 njerëz do të kenë vaksinën e mundshme COVID-19 gjatë javëve të ardhshme pas provave të suksesshme të realizuara tek kafshët. Pas fazës së parë, një testim vijues po planifikohet për tetor, duke përfshirë 6.000 vullnetarë.
Vaksina përdor fijet sintetike të kodit gjenetik, të quajtur ARN, të cilat imitojnë virusin në vend që të përdorin një formë të dobësuar ose të modifikuar të virusit, çka është një mënyrë sesi prodhohen vaksinat tradicionale.
Metoda e Kolegjit Imperial është një qasje e re për prodhimin e vaksinave, e krijuar për të mundësuar që sistemi imunitar t’i përgjigjet virusit pa pasur nevojë të zhvillojë COVID-19.
Profesori i kërkimit, Robin Shattock tha se deri në 2 milionë doza mund të krijohen nga 1 litër materiali sintetik, i cili do të ndihmojë në tejkalimin e disa çështjeve të prodhimit në masë.
Ekipi që qëndron pas studimit shpreson se vaksina mund të shpërndahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe globalisht nga fillimi i vitit 2021.
Aktualisht nuk ka vaksina ose trajtime të aprovuara për sëmundjen e shkaktuar nga coronavirusi por më shumë se një duzinë vaksina nga më shumë se 100 kompani globalisht po testohen te njerëzit.
Provat klinike njerëzore për një vaksinë të mundshme të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit tashmë po zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar, Brazili dhe Afrika e Jugut.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
VIDEO/ Tottenham fiton minimalisht aktin e parë gjysmëfinal të Kupës, Liverpool 'bie' pas 25 ndeshjeve! Frikë për Bentancur
9 Janar, 08:38
-
Angli/ 14 vjeçari qëllohet për vdekje me thikë në autobus! Policia nis hetimet (VIDEO+FOTO)
7 Janar, 19:47
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
Fishekzjarrët ndriçojnë qiellin ndërsa bota mirëpret Vitin e Ri 2025! Shikoni magjinë e festimeve (FOTO + VIDEO)
1 Janar, 08:21
-
Krishtlindjet/ Për herë të parë në historinë 900-vjeçare, vajzat këndojnë në korin e kishës së Shën Palit
24 Dhjetor 2024, 11:41
-
Dështimi i protestës së militantëve të Berishës para Ambasadës shqiptare në Londër, marrin pjesë vetëm 20 persona (VIDEO)
23 Dhjetor 2024, 19:25
-
'Shqipëria është bekim, të huajt mahniten' Rama: Sigurinë këtu s'e ke në Londër, Berlin as Paris! Jeta në Europë s'është ajo me fotoshop në telefon
14 Dhjetor 2024, 09:24
-
Ndezi Londrën me nokaut, Bermeta arrin numra historik në boks: Në 2025 do të jem mes 10 më të mirëve në botë
11 Dhjetor 2024, 15:23
-
Gazment Bardhi në Parlamentin Britanik: Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë PD
9 Dhjetor 2024, 20:29
-
Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, e qëlloi 13 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari shqiptar
7 Dhjetor 2024, 19:13
-
Ankth për sulmuesin e West Ham, Michail Antonio përfshihet në aksident të frikshëm: Lutuni për të
7 Dhjetor 2024, 18:24