Brizida Gjikondi: Faleminderit Theo Jacobs!

Brizida Gjikondi: Faleminderit Theo Jacobs!

Theo Jacobs

Dëshpërimisht faleminderit !!

Faleminderit që në një vend të gjunjëzuar nga krimi shumë dimensional, ku ska të majtë të djathtë po të gjithë janë një me krimin përfshi prokurorët dhe gjyqtarët që duhet të hetonin krimin, ekzistoni Ju ndërkombëtarët !

Ju, forca dhe shpresa e vetme e shqiptarve pa zë, por që me Ju ndajnë të njëjtat vlera.

Faleminderit Theo Jacobs, faleminderit që po arrin të shqepësh krimin më barbar që kish kapur drejtesinë shqiptare. Krimin me imunitet politik !

Eshte dëshpëruese që ne nuk arritëm ta bëjmë vetë, është poshtëruese për vendin tim, që në 30 vjet shoqëri të lirë ka lindur vetëm Al Kapone dhe asnjë Falkone.

Perhere bota na ka shpëtuar në zgrip të ekzistencës dhe kjo është akoma më e turpshme, sepse ju duhet ta dini e liga është agresive, është intrigante, është përgjuese, shantazhuese, fodulle, sidomos kur nuk ndëshkohet shndrrohet në medalje.

Gjyqtarë, Prokurorë shqiptarë që i bëjnë nder krimit më të zi të Evropës por jo moralit kombëtar kanë punuar me dekada në karrierën e parajsës materiale për vete por të ferrit për shqiptarët.

Për mua personalisht këto rrjeshta nuk janë të lehta për tu shkruar, unë dhe të tjerë si unë që si çdo banor i këtij rruzulli sovranitetin kombëtar e ka të shenjtë, e ka amanetin e atyre që sjanë më dhe të atyre që ende skanë ardhur. Sepse sovraniteti është identitet, është dinjitet, është mbijetesa mes luftrave, urisë, skamjeve dhe vëllavrasjeve të mijëra brezave për të ardhur deri këtu.

Dhe ata që sot që për fatin tonë të zi janë shqiptarë dhe Ju sulmojnë Ju dhe të tjerët si që metastazat e krimit po i shkulni nga drejtësia dhe politika, duke ju thënë se gjoja po cënoni sovranitetin e shqiptarve, janë vrasësit më perversë të Atdheut. Janë ata vampirët që ju po i hiqni nga duart Shqipërinë time të tejlodhur nga e liga.

Ata janë bashkë të gjithë kundër nesh dhe kundër Shqipërisë së vlerave. Ndaj mos u cudit kur rastësia dhe përplasja brënda llojit ja shpalos botës bashkë, kriminel, prokuror, gjyqtar dhe politikanë. Dhe ata vazhdojnë të jenë të bashkuar rreth krimit, ju mund të shqepni një pjesë, por pjesa tjetër na mbetet ne.

Faleminderit zoti Theo Jacobs !

Zoti qoftë me ju dhe me Shqipërinë e vlerave !

SI.E./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • laluci: 29/04/2022 20:47

    Zonja Gjikondi! Mos do te ishte e udhes qe zoti Jakobs te kerkoje qe Arben Kraja te rikaloje ne veting per aftesine e tij profesionale? Sepse deri me tani po ndjek peshq te vegjel dhe nuk po jep asnje shenje qe Penicilinen,Floririn e Krrabes-Like monstren e te tjere peshkaqener s'ka ndermend qe te bien ne rrjeten e tij.Dhe aresyet nuk jane te kuptueshme per ne shqiptaret e thjeshte e te pa ze ne politiken shqiptare e ne vendimmarrje,duke na zhgenjyer si ne ashtu dhe nderkombetaret? Ndojes mire ja beri se e meritonte,por me kete shefin e madh si do behet?

    Përgjigju
  • Tropojani: 29/04/2022 19:10

    Zonja Gjikondi! Bashkohem me ju per qendrimin e zotit Jakobs,por per mendimin tim i ka shpetuar ndonje peshk i madh i rehatuar ne SPAK,i cili tund fijet e ketij organi e fsheh e fut nen tavoline dosjet e shumta te Penicilines...sepse ne te kundert sot do i ishin vene prangat e do ishte brenda.Kete pret dhe BE-ja per te hapur bisedimet e shumepritura!!Besoj se me kupton...

    Përgjigju
    • Europ: 29/04/2022 20:44

      RESPEKT PER JU ZNJ. GJIKONDI DHE NJE FALENDERIM TE PERZEMERT PER Z.JACOBS PER NDIHMEN QE PO I JEP DREJTESISE SHQIPTARE PER TU SHKEPUTUR NJEHER DHE PERGJITHMON NGA KTHETRAT E MAFIES POLITIKE QE NA KA PIRE GJAKUN KETO TRIDHJET VITET E FUNDIT.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë