Brizida Gjikondi: Sot u ndanë dy epoka!

Brizida Gjikondi: Sot u ndanë dy epoka!

Ilir Meta del nga Policia e Tiranës

Dinakët sot, sidomos ata që kanë ndarë plaçkën e luftës së piratit president, po merren jo pa qëllim me mënyrën e ndalimit të tij, por jo me veprat kriminale për të cilat akuzohet, vepra të cilat mendoj se janë mediokre në krahasim me ato që ai dhe shpura e tij i kanë bërë në të vërtetë kësaj Shqipërie. Dhe shpura është e ndarë, si rrathët e ferrit të Dantes. E ka ndarë plaçkën, sepse një grabitje e madhe do fortifikuar me mercenarë të çdo segmenti, media, politikë, biznes sidomos drejtësi.

Dosja në ngarkim dhe arrestimi i deputetit të PS për dy mandate, zotit Çyrbja ishte një çjerrje maske për mënyrën kriminale se si ka funksionuar rekrutimi i deputetëve në politikën shqiptare dhe lidhja genetike e saj me krimin më të egër në vend. Krimet në ngarkim të tij të ngjethin. Por po sot, kjo radiografi e frikshme e politikës shqiptare u plotësua me arrestimin tjetër të bujshëm, nga rradhët e politikës shqiptare, të një ish kryeministri, ish ministri të jashtëm, ish kryetar parlamenti dhe ish president i Republikës së Shqipërisë.

Veprat që janë në ngarkim të tij janë maja e ajsbergut. Shqiptarët do tmerrohen kur të marrin vesh më shumë se çdinë dhe se çkanë imagjinuar.

Mos dëgjoni hijenat që kanë ndarë dhe ngrënë kërmat që ai ju ka hedhur, këto ditë do i keni nëpër media duke kërkuar ti shplajnë trurin shqiptarëve, trurin por jo kujtesën, shpirtin dhe brengat e helmuara që për 30 vjet i mbajnë mbi shpinë.

E kam njohur dikur dhe unë, por prej 2008’ës si shumë të tjerë, Zoti dhe vlerat ndryshe na i ndanë udhët.

Dhe koha na dha të drejtë.

Kush ka ngrënë bukën e tij nuk ka ngrënë bukë lepurushi, por ka ngrënë bukën e milionave shqiptarëve, ka poshtëruar, ka vrarë ëndrra, ka futur në sistem “elitar” dhe strukturë karriere grabitjen dhe promovimin e grabitësit më shembullor dhe shurdh memec.

Sot është një ditë e madhe për Shqipërinë, sot ndahen dy epoka, le të heshtë Rama, dhe të ulërasë Berisha, sot ndahen dy epoka, duhej kaq pak mund dhe kaq shumë kurajo, për tja zbërthyer kockat antishqiptarëve më të mëdhenj të këtij shekulli, pasi për fat të keq çdo shekull ka pjellë të tillë.

Para 2 ditësh e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, ndënji mjaftueshëm në ambjentet e SPAK, por bijtë e mëkatit, sot e kanë injoruar këtë fakt, siç kanë injoruar dhe krimet që bien në kurriz të personave që po hetohen.

Sot u ndanë dy epoka, sot nuk u shkallmua vetëm fasada hipokrite e politikës shqiptare, por edhe metastazat e saj në krimin e organizuar dhe në segment të medias shqiptare.

Sot u ndanë dy epoka, epoka që do quhen, Shqipëria para dhe pas SPAK’ut.

Ky është fillimi..

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rezarta Kodra: 22/10/2024 21:22

    Keni shkruar fiks cfare mendojme . Na vjen keq vetem per nje gje. Si ka mundesi qe jane kaq pak zera , si ju , qe thone te verteten ashtu sic eshte . Po na dhembin veshet nga ulerimat e ketyre qe iu dhimbs ky “ hajduti me cizme “ qe pak e kishte ate menyre arrestimi . Ai meriton gjyq popullor per ate fryme korrupsioni e zhvatje qe ka ngritur ne piedestal , dhe per ate model te politikeberjes me ate parti mercenare e familjare qe krijoi, si ndonje sekt qe vetem ideale nuk kishin ose me mire kishin nje ideal te madh : parane e piset . Ky eshte vetem fillimi . Te shohim se cfare denimi do marre . Mendoj qe nuk i mjafton jeta e mbetur , sado te gjate mund ta kete , per te shlyer zullumet qe i ka bere ketij vendi . Dhe na e shesin si atdhetar te madh dhe qe i dhemb shpirti per shpopullimin e Shqiperise ????‍♀️

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/10/2024 02:29

    Mbaroi epoka e Leshelisë, filloi epoka e Preshpartisë.

    Përgjigju
  • vlonjati: 21/10/2024 21:44

    Shkurt dhe sakte.Epoka perpara dhe pas SPAKUT! Sot dinjiteti i shtetit shqiptar u vu ne vend.Nese dhe zonja Davidhi javen tjeter do tregoje dinjitetin e saj,integritetin dhe kurajon qe e karakterizon,atehere mund te thuhet me plot gojen se Shqiperia po ecen vendosmerisht dhe e meriton te behet pas disa vitesh anetare e bashkimit europian! Nga sot rilind fuqishem dhe merr hov besimi i shqiptareve ,pas 30 vjetesh,tek sistemi i drejtesise.Duhej Altin Dumani dhe ndihma e pakursyer Amerikane qe shqiptaret sot te jetojne enderren e tyre te pas vitit 1990.Venien e banditeve me kollaro perpara drejtesise,uljen e "te paprekeshmeve" ne bangon e te akuzuarve".Dita e sotme eshte dite me germa te arta.Ilir Floriri,qe e ka patur kete vend e kete popull si lope floriri dhe e ka mjelur 24 ore ne dite per 34vjete u vu ne pranga ne mes te dites,ne mes te rruges,ashtu sic nuk e kishte imagjinuar kuurre,por ashtu sic e ka merituar ti viheshin prangat perpara shumee shume vjetesh.Respekt per SPAKun,per BKH-ne dhe per Altin Dumanin!

    Përgjigju
  • Populli: 21/10/2024 20:26

    Po ju lumte moj Z.Gjikondi, kjo eshte tamam si i thone llafit pika mbi i. Plaget qe hapen ne trupin e shqiperis e shqipetareve keta horra nuk do harrohen kurre dhe nuk dim nqs do sherohen ndonjeher.Burgu eshte shume pak per keta. E tha mire dikush dhe jam plotesisht dakort qe dita kur keta maskarenj te marrin nga gjykata denimin plotesisht te merituar te shpallet dite feste.

    Përgjigju
  • Gerdeci: 21/10/2024 19:33

    Te lumte mendja dhe pena z. Gjikondi! Je patriote e vertete per te cilen ju admirojme.

    Përgjigju
    • Askushi: 21/10/2024 20:33

      E lexova dhe tundja koken sepse dhe un kshu mendoj.por dallimi eshte pena jote.ekselent

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?