Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka ftuar kryetarët e partive politike për konsultime lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Legjislaturës V. Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se takimi është vendosur të zhvillohet nesër në orën 12:00.
Pas shtyrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, deputetët e LDK-VV-AAK-Nisma kanë bërë një shkresë me 62 nënshkrim që seanca e papërfunduar konstituive të vazhdojë më 9 tetor në orën 10:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës: Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Liderët e koalicionit paszgjedhor nuk kanë shkuar më parë në takimet e ftuara nga kryesuesja e seancës konstituive, deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës.
"Kam ftuar në takim konsultativ liderët e të gjitha partive parlamentare, në shenjë rrespekti ndaj 62 deputetëve, nesër në orën 12. Besoj se liderët e partive parlamentare do të jenë të pranishëm në takim sepse kjo është kërkuar nga vetë ata, kështu që s'kanë pse të mos e respektojnë vetveten", ka deklaruar sot për mediat Brovina.
ATSH
/Shqiptarja.com