BRUKSEL, 8 dhjetor /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian do t'i japë Birmanisë 688 milionë euro ndihmë financiare, për të mbështetur vendin për tranzicionet e shumta, veçanërisht demokratike, njoftoi sot Komisioni Evropian.
"Këto fonde do të kontribuojnë në zhvillimin e zonave rurale dhe bujqësore, përmirësimin e sigurisë ushqimore, mbështetjen e arsimit, përmirësimin e qeverisjes dhe shtetit të së drejtës", theksoi komisioni në një komunikatë.
Objektivi është për të ndihmuar në ndërtimin e paqes në një vend, skenë e konflikteve të armatosura mes pushtetit qëndror dhe minoriteteve etnike.
"Bashkimi Evropian po riforcon gjithashtu mbështetjen për tranzicionet e shumta që vendi do të ndërmarrë, me një ndihmë që do të jetë në përfitim të të gjithë popullsisë së Birmanisë", theksoi ekzekutivi evropian.
Pas krijimit të një qeverie refrmatore në vitin 2011, Bashkimi Evropian hoqi në vitin 2013 të gjitha sanksionet tregtare, ekonomike dhe individuale kundër juntës ushtarake, me përjashtim të embargos së armëve./
/ec/










