BRUKSEL, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Financimi tranzitor që i mundëson Greqisë të përballojë nevojat e menjëhershme të fondeve, në pritje të një plani të tretë ndihme, nuk është gjetur sepse ai është shumë kompleks për tu zbatuar, deklaroi sot drejtuesi i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.
"Është shumë kompleks, ne ende nuk kemi gjetur çelësin", theksoi Dijsselbloem duke përmendur vështirësitë financiare, teknike, ligjore dhe politike.
"Eurogrupi vendosi për të ngritur një grup pune të posaçëm, që do t'i paraqesë mendimet e tij në një kohë shumë të shkurtër", deklaroi Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici./
/ec/






