BRUKSEL - Nëse ëndërroni të udhëtoni në hapësirë, mund të filloni të mendoni që të blini një kapsulë hapsinore. Tani më shumë se kurrë kjo mund të bëhet e mundur, pasi në Bruksel më 7 maj do të hidhet në ankand i vetmi mjet hapësinor i prodhuar në Rusi, që ka udhëtuar në kozmos dy herë.
Kapsula hapësinore ruse është nxjerrë në shitje dhe të apasionuarit e hapësirës kanë mundësinë ta bëjnë ëndrrën e tyre realitet. Ankandi, i pari i këtij lloji në Evropë, do të mbahet më 7 maj në galerinë e famshme “Leroy Freres” në zemër të lagjes së antikuareve të Brukselit.
Kapsula hapësinore peshon rreth dy ton dhe vlera e saj varion nga një deri në dy milionë dollarë. E prodhuar në kuadër të programit hapësinor rus gjatë Luftës së Ftohtë, kjo kapsulë hapsinore ka bërë fluturimin e saj të parë në hapsirë në vitin 1977.
Pas 30 ditësh në orbitë bashkë me anijen kozmike hapësinore TKS, u shkëput prej saj dhe u kthye vetëm në Tokë. Ndërsa udhëtimi i dytë u bë disa muaj më vonë, në mars të vitit 1978 në një xhiro orbitale të Tokës në kuadër të misionit “Cosmos”.
Kapsula sovjetike u përdor më pas edhe dy herë të tjera në vitin 1980 dhe në 1982, për disa prova uljeje në det të hapur. Para kësaj kapsule është shitur vetëm një kapsulë tjetër hapësinore në ankandin e “Sotheby” në Nju Jork. Ajo ishte provuar me një manekin me përmasa njerëzore një muaj para se Juri Gagarin të realizonte udhëtimin e parë në hapësirë.
Kapsula u shit në vitin 2011 me rastin e 50-vjetorit të fluturimit të Gagarinit, me vlerë 2,8 milionë dollarë nga një miliarder rus për qëllime ekspozimi në një muze hapësinor lokal.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com