BRUKSEL, 2 shtator /ATSH-ANSA/ - Manovra në shkallë të gjerë të NATO-s filluan sot me përfshirjen e Polonisë, Gjermanisë, Italisë dhe vendeve balltike, manovra që do të vazhdojnë deri të hënën e ardhshme, njoftoi aleanca ushtarake më e fuqishme e botës. Manovrat e koduara "Steadfast Javelin II" është parashikuar për të siguruar vendet e Evropës Lindore. Këto manovra ishin programuar me kodin "Saber Junction" dhe në to do të merrnin pjesë vetëm trupa amerikane. Komanda e Forcave Tokësore të NATO-s njofton se operacioni u transformua në një manovër shumëkombëshe në shkallë të gjerë dhe u rikodua me emrin "Steadfast Javelin II". Në të përfshihen qindra automjete dhe ushtarë nga nëntë vende. "Këto manovra bëhen për të demonstruar impenjimin e NATO-s në objektivin përfundimtar për ruajtjen e lirisë dhe të sigurisë të anëtarëve dhe të partnerëve të saj", thuhet në një njoftim të komandës së aleancës./ a.jor.
/Shqiptarja.com









