BRUKSEL, 11 shtator /ATSH-AFP/ - Ndodhen ende rreth 1 000 ushtarë rusë lindje të Ukrainës me një numër të konsiderueshëm pajisjesh ushtarake dhe 20 000 të tjerë vazhdojnë të jenë përgjatë kufirit mes dy vendeve, theksoi sot një burim në NATO.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko përshëndeti dje faktin që pjesa më e madhe e trupave ruse ishin larguar nga Ukraina pas shpalljes të një armëpushimi, më 5 shtator.
"Ne nuk kemi informacione përsa i përket kësaj çështjeje", nënvizoi burimi ushtarak i NATO-s duke shtuar se nëse një tërheqje e trupave ruse ishte konfirmuar do të ishte hapi i parë në rrugën e duhur.
Sipas Poroshenkos, rreth 70 për qind e forcave ruse janë tërhequr nga territori ukrainas.
"Kjo na bën të shpresojmë se iniciativa e paqes mund të ketë vërtet një perspektivë të mirë", theksoi dje presidenti ukrainas, Poroshenko.
Rusia ka mohuar dërgimin e trupave dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainën Lindore, edhe pse udhëheqësit separatistë janë shprehur se po ndihmoheshin nga ushtarët rusë, të cilët e përdorën kohën e tyre të pushimeve për të luftuar me trupat ukrainase./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com