Zbatimin e paketës për reforma urgjente dhe respektimin e Marrëveshjes së 2 Qershorit për t’i dhënë fundit krizës politike në Republikën e Maqedonisë, kërkoi Këshilli i Bashkimit Evropian në konstatimet për Maqedoninë, që do të miratohen të enjten në samitin e Këshillit Evropian.
Në takimin e sotëm të fundit nën kryesimin letonez me BE-në, Këshilli miratoi gjashtë konstatime për Maqedoninë që lidhen me gjendjen aktuale politike në vend.
Këshilli i nënvizon si pozitive angazhimet e liderëve partiakë lokalë.
“Këshilli si hap të parë të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës politike nënvizon Marrëveshjen e 2 Qershorit
2015. Kjo marrëveshje përcakton detyrimet nga ana e liderëve të partive më të mëdha politike për ballafaqimin me cënimin serioz të shtetit të së drejtës… duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, tha ky Këshill
(Marrë nga ATSH)
/Shqiptarja.com