/ATSH-DPA/ - Ministrat e Financave të eurozonës do të zhvillojnë nesër pasdite një tjetër raund bisedimesh për krizën financiare greke, thanë burimë pranëk këtyre negociatave."Takimi, që do të fillojë në orën 17:00 GMT në Bruksel, do të përpiqet t'u japë dorën e fundit detajeve të planit grek të reformave në kontekstin e asistencës financiare për Athinën", thanë këto burime."Shpresat janë të shumta që ministrat do të ndihmojnë gjetjen e një zgjidhjeje në negociatat me Greqinë dhe do të parandalojnë rrëshqitjen e vendit drejt falimentimit", theksuan ato.
Në ndërkohë, qeveria greke nuk do të vazhdojë pa dritën e gjelbër të deputetëve të maxhorancës për marrëveshjen e shpresuar këtë javë mes Athinës dhe kreditorëve për të shmangur vendin nga falimentimi.
/Shqiptarja.com