Bruksel, takimi Thaçi-Daçiç 
"konstruktiv" dhe "pa marrëveshje" 

Bruksel, takimi Thaçi-Daçiç <br />"konstruktiv" dhe "pa marrëveshje" 
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se takimi i së martës me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç ishte “korrekt dhe konstruktiv dhe me diskutime substanciale dhe konkrete”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen e logove të fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë,  Thaçi ka theksuar:

“Sa i përket logos, institucionet nuk do të ndërhyjë në punën e Komisionit Qendror Zgjedhor.  KQZ e ka mandatin dhe fuqinë e vet vendimmarrëse. Të gjithë janë të detyruar, që të respektojnë vendimet e KQZ-së”, ka thënë kryeministri Thaçi, njofton "Radio Europa e Lirë". 

Shefi i qeverisë kosovare gjithashtu ka thënë se është diskutuar “jashtëzakonisht shumë për organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, më 3 nëntor” dhe gjithmonë sipas tij, “ekziston përkushtimi për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve të të gjitha komuniteteve të Kosovës”.

Këto zgjedhje i ka quajtur temën më të rëndësishme të takimit, kryeministri serb, Ivica Daçiç.

Ai ka thënë se në takim e ka konfirmuar atë që Beogradi vazhdon të besoj se pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme.

Daçiç ka thënë se logo e fletëvotimeve do të jetë temë e bisedimeve gjatë ditëve në vijim në mes të ekipeve teknike të dialogut, por ai paralajmëroi se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejtë marrë parasysh se koha po ecën.

“Bashkimi Evropian do të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës detajet teknike sa i përket materialit zgjedhor”, ka thënë kryeministri Daçiq.

Të dy kryeministrat kanë thënë se gjatë takimit është folur edhe për telekomin dhe energjinë.

Kryeministri kosovar thotë që gjatë ditëve në vijim do përfundojnë çështjet teknike që çojnë drejt arritjes së marrëveshjes.  

“Kjo çështje definitivisht është përmbyllur dhe pritet të zgjidhet përfundimisht në ditët e ardhshme…po mendoj gjate ditëve te ardhshme priten edhe disa çështje teknike te zgjidhen”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ndërkaq kryeministri serb ka thënë se gjatë takimit ka pasur përafrim të qëndrimeve të palëve.

“Ne i kemi përafruar edhe pak qëndrimet tona, mirëpo ky takim nuk ka arritur ndonjë rezultat epokal për telekom dhe energji, por takimi ka arritur që të bëj edhe një hap para sa i përket implementimit të marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Daçiq.

Hashim Thaçi është shprehur se megjithatë “sa i përket implementimit të marrëveshjes me Serbinë “nuk ka kthim prapa” dhe deklaroi se nuk është “fiksuar data për takimin e ardhshëm, por ai do të mbahet në të ardhmen jo të largët”.

Takimi i sw martws,Thaçi – Daçiç një Bruksel, është mbajtur me ndërmjetësimin e përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Zonja Ashton ka deklaruar se “të dy kryeministrat e kanë përsëritur përkushtimin e tyre për zgjedhje të suksesshme me pjesëmarrje sa më të gjerë të mundshme dhe kanë konfirmuar se ata do të vazhdojnë përgatitjet e tyre intensive për proces të qetë zgjedhor”.

Në njoftimin për media, ajo tha se takimi i ardhshëm do të mbahet më 8 shtator.

THAÇI PARA TAKIMIT: BEOGRADI PO ZVARRIT MARREVESHJEN 
Në prag të takimit në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë para kabinetit të tij qeveritar se Prishtina po i zbaton obligimet e marra me marrëveshje, por të njëjtën nuk po e bën edhe Beogradi.

Sipas  Thaçit Beogradi është duke zvarritur zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit.

"E them shumë hapur se Kosova i ka përmbyllur obligimet e veta, i ka kryer me kohë në afat rekord dhe sipas standardeve evropiane dhe marrëveshjes që kemi arritur në Bruksel. Edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian, i Baroneshës Ashton ka qenë i qartë, kjo zvarritje dhe vonesë ka ndodhur nga neglizhenca dhe hezitimi i Beogradit, besoj që të jenë tejkaluar këto problematika që ka ngritur Beogradi pas marrëveshjes së 19 prillit. Ne do të respektojmë edhe nesër si gjithmonë marrëveshjen e 19 prillit, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi, informon europaelirë.

Raundi i parë i takimeve në Bruksel mes kryeministrit kosovar Thaçi dhe kryeministrit serb Daçiç u zhvillua në 19 tetor 2012. Bisedimet në nivel kryeministrash pasojnë dialogun teknik Kosovë-Serbi, filluar në 8 mars 2011 në Bruksel.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501