BRUKSEL, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Refuzimi nga ana e Eurogrupit për të zgjatur ndihmën ndaj Greqisë përtej 30 qershorit rrezikon krijimin e paragjykimeve të përhershme për eurozonën, deklaroi sot në Bruksel ministri grek i Financave, Janis Varufaqis.
"Refuzimi i një zgjatjeje të ndihmës do të dëmtojë besueshmërinë e Eurogrupit si union demokratik dhe paragjykimet ndaj tij do të jenë të përhershme", tha Varufaqis.
Në ndërkohë, duke vlerësuar se Greqia hoqi dorë nga negociatat, presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem deklaroi se programi i ndihmës skadonte të martën në mbrëmje.
"Të martën në mbrëmje (30 qershor - shën. përkth.) skadon programi i ndihmës për Greqinë", deklaroi Dijsselbloem në një konferencë shtypi.
Në ndërkohë, burime zyrtare thanë se takimi i sotëm i eurozonës do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e Greqisë./ a.jor.