Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike në përmirësim progresiv gjatë dy viteve të ardhshme.
Në raportin mujor të publikur nga BSH-ja, bëhet e ditur se kjo rritje do të mundësojë kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv, brenda një periudhe afatmesme.
Banka e Shqipërisë vlerëson se ky gjallërim pritet të reflektojë rritjen e konsumit dhe të investimeve private gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që shkëmbimet me jashtë pritet të kenë një kontribut të vogël pozitiv dhe politika fiskale pritet të ndjekë një kurs konsolidues.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com