TIRANË - Shqipëria po regjistron ritëm pozitiv të rritjes ekonomike gjatë vitit 2014, krahasuar me një vit më parë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjashtëmujorin e parë 2014-të, rritja ekonomike është nxitur nga një ecuri më e mirë e kërkesës së brendshme private. Konsumi dhe investimet private vlerësohet të jenë rritur, duke reflektuar përmirësimin e besimit të individëve dhe të bizneseve, kushtet më të mira të financimit në tregjet financiare dhe forcimin e bilanceve në ekonomi.
Ekspertët e ekonomisë, sugjerojnë se rritja ekonomike mbetet në territor pozitiv dhe ka shenja gjallërimi më të shpejtë gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit. Megjithatë, vënë në dukje ekspertët, ecuria e konsumit dhe e investimeve private mbetet ende e brishtë. Ata vërejnë se në të ardhmen, përcjellja e politikës monetare stimuluese në tregjet financiare si dhe reduktimi i pritur i primeve të rrezikut në to, pritet të reflektohen në kushte më të mira financimi për biznesin dhe familjet shqiptare.
Ekspertët vlerësojnë se, kërkesa e huaj ka mbështetur rritjen ekonomike edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit. Eksportet shqiptare shënuan një rënie të lehtë vjetore në muajin korrik, por informacioni i disponuar sugjeron se ky reduktim është i përkohshëm. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve pritet të ndjekin një trajektore rritëse në afat të mesëm dhe ndikimi i tyre në rritjen e kërkesës agregate pritet të vijë në rritje.
Njerez te punesuar përmes zyrave të reja të punes 2
Politika fiskale ka pasur tipare konsoliduese gjatë vitit 2014. Megjithatë, të dhënat e dy muajve të fundit tregojnë se intensiteti i konsolidimit fiskal dhe ndikimi frenues direkt që jep në rritjen e kërkesës agregate po zbuten. Zhvillimet e pritura në treguesit buxhetorë për pjesën e mbetur të vitit pritet të përkthehen në një stimul pozitiv fiskal. Muajt korrik dhe gusht u karakterizuan nga një nivel më i lartë i shpenzimeve buxhetore, duke e sjellë në territor pozitiv ndryshimin vjetor të shpenzimeve. Nga ana tjetër, të ardhurat fiskale kanë vijuar të ruajnë ritme të larta rritjeje vjetore. Si rezultat i këtyre zhvillimeve, deficiti buxhetor është zgjeruar gjatë muajit gusht, por ai mbetet rreth 50% më i ulët se niveli i planifikuar për këtë periudhë. Banka e Shqipërisë mbështet trajektoren konsoliduese afatmesme e afatgjatë të politikës fiskale. Megjithatë, ne gjykojmë se shpërndarja e zërave të buxhetit përgjatë vitit duhet të jetë më e njëtrajtshme, në interes të zbutjes së luhatshmërisë në ekonomi dhe në tregjet financiare, si dhe në interes të rritjes së eficiencës së shpenzimeve.
Në përgjigje të kahut të politikës monetare, tregjet financiare janë karakterizuar nga norma interesi në nivelet minimale historike. Ndjekja e një politike monetare stimuluese ka mundësuar lehtësimin e kostos së huamarrjes për sistemin bankar dhe përcjelljen e saj tek segmente të tjera të tregjeve financiare. Interesat në tregun ndërbankar, në depozitat në lekë dhe në segmentin afatshkurtër të letrave me vlerë të qeverisë janë stabilizuar në nivele të ulëta, ndërsa segmenti afatgjatë i letrave me vlerë të qeverisë paraqitet më i luhatshëm. Muaji korrik shënoi gjithashtu rënie të normës së interesit të kredisë në lekë, si për bizneset dhe për individët, dhe nivele relativisht të qëndrueshme të kursit të këmbimit.
Banka e Shqipërisë evidenton në raportin e publikuar se fundi mbi zhvillimet ekonomike në vend se, ecuria e përmirësuar e aktivitetit ekonomik dhe e tregjeve financiare është reflektuar në një zgjerim më të shpejtë të treguesve monetarë.
Rritja vjetore e ofertës së parasë rezultoi 2.1% në muajin korrik, nga 1.0% që shënonte një muaj më parë. Kredia për sektorin privat ka treguar përmirësim për të tretin muaj radhazi, duke konfirmuar sinjalet e marra nga vrojtimet e biznesit, të konsumatorit dhe të bankave, për një rikuperim gradual të saj.
Rritja vjetore e portofolit të kredisë kaloi në terma pozitivë, prej 0.5% në muajin korrik. Ajo është mbështetur nga kredia në monedhë vendase, ndërkohë që portofoli i kredisë në valutë vijon të tkurret. Ekonomia shqiptare pritet të rritet gradualisht drejt potencialit të saj në një periudhë afatmesme, duke sjellë dhe kthimin gradual të inflacionit në objektiv.
Në veçanti, transmetimi më efektiv i stimulit monetar, reduktimi i primeve të rrezikut në tregjet ndërkombëtare, pagimi i detyrimeve të prapambetura sektorit privat dhe përmirësimi i ndjesisë ekonomike krijojnë një ambient më të favorshëm për ndërmarrjen e investimeve dhe rritjen e financimit nga sistemi bankar./ATSH/
/Shqiptarja.com