/ATSH/- Norma reale e interesit të kredive në tregun shqiptar zbriti vitin e kaluar në 7.1%, nga 8.9% që kishte qenë në vitin 2013.
Sipas raportit të publikuar së fundi nga Banka Botërore, ky tregues ka ardhur në rënie të vazhdueshme gjatë katër viteve të fundit, duke ndjekur uljen e normave nominale të interesit, edhe ne vendet e rajonit.
Interesi real i kredive në Shqipëri është në nivele të përafërta krahasuar me vendet e tjera të Rajonit. Për vitin 2014, Mali i Zi kishte një nivel të normave reale të interesit në nivelin 6.4%, ndërsa Kosova në 12.5%.
Për Maqedoninë dhe Serbinë të dhënat e vitit 2014 nuk janë publikuar ende, por për vitin 2013 interesi real i kredive ishte përkatësisht 8% për Maqedoninë dhe 11.1% për Serbinë. Përjashtim të thellë nga renditja bën Bosnje-Hercegovina, që për vitin 2014 regjistroi një interes real prej -53.7%, çka lidhet me luhatje të forta të deflatorëve të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Norma reale e interesit është një tregues domethënës sidomos për kushtet e financimeve të biznesit dhe rënia e këtij treguesi gjatë viteve të fundit nënkupton kosto më të ulëta për të mbështetur investime të reja.

LAJMET MË TË VLERËSUARA